Kosova i zhvillon dy ndeshjet e ardhshme në udhëtim, a do ta vazhdojë serinë prej 12 ndeshjesh pa humbje?

  • 26 March 2019 - 12:14
Kosova i zhvillon dy ndeshjet e ardhshme në udhëtim, a do ta vazhdojë serinë prej 12 ndeshjesh pa humbje?

Përfaqësuesja e Kosovës nuk është mposhtur në 12 ndeshjet e fundit. “Dardanët” do të mundohen ta vazhdojnë këtë seri edhe në dy ndeshjet e ardhshme, që do t’i luajnë në udhëtim

Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon ta shkruajë historinë

“Dardanët” kanë hyrë në një seri prej 12 ndeshjesh pa humbje, nga pjesa e dytë e vitit 2017.

Ata e mbyllën vitin 2018 pa humbje duke shkëlqyer në Ligën e Kombeve, ku e fituan grupin në të cilin gjendeshin.

Kjo seri vazhdoi edhe në vitin 2019, të paktën pas dy ndeshjeve të marsit, të cilat i barazuan.

Fillimisht me Danimarkën 2:2 në miqësoren e 21 marsit e më pas 1:1 me Bullgarinë në kualifikimet e Evropianit 2020.

Por, shtrohet pyetja: a do të mund ta ruajë Kosova këtë pamposhtmëri edhe në dy ndeshjet e ardhshme, të cilat do t’i luajë në udhëtim?

Verdhekaltrit do të përballen me Malin e Zi dhe Bullgarinë më 7 e 10 qershor në kuadër të eliminatoreve të Evropianit 2020, ku synon të nxjerrë rezultate të favorshme.

Mbetet të shihet se si do ta vazhdojë kampanjën eliminatore skuadra e Bernard Challandes. 

(Kosova Sot)