Debutim triumfues i Katalunisë, luan Pique dhe shënon Bojan

  • 26 March 2019 - 12:41
Debutim triumfues i Katalunisë, luan Pique dhe shënon Bojan

Katalunia e ka bërë debutimin e saj futbollistik duke e mposhtur Venezuelën, në ndeshjen ku luajti Pique dhe ku realizoi gol Bojan

Katalunia e ka bërë debutimin e saj në futboll, me ekipin e udhëhequr nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.

Katalunia e mposhti mbrëmë me rezultat 2:1 Venezuelën, e cila tri ditë më parë e kishte mposhtur Argjentinën me rezultat 3:1.

Katalunasit fituan 2:1 falë golave të Bojan Krkicit dhe futbollistit të Espanyolit, Javi Puados.

Nga ana tjetër, për Venezuelën shënoi Rosales.

Sa u përket yjeve që luajtën për Kataluninë vlen të veçohen, Pique, Aleix Vidal i Sevillas, Marc Bartra, Muniesa, pastaj talenti i ri i Barcelonës, Riqui Puig, ish-futbollisti i Interit, Martin Montoya dhe objektivi i Milanit, Cucurella.

Katalunia e synon pavarësinë nga Spanja dhe krijimi i ekipit të saj përfaqësues në futbll është njëri nga hapat e parë të këtij ndryshimi.

(Koosva Sot)