Federata argjentinase i humbi gjysmë milioni euro, shkaku i mungesës së Messit

  • 26 March 2019 - 18:02
Federata argjentinase i humbi gjysmë milioni euro, shkaku i mungesës së Messit

Nëse asgjë tjetër, Argjentina do të humbasë financiarisht në ndeshjen e sotme miqësore kundër Marokut, për shkak të mungesës së Lionel Messit.

Mungesa e njeriut të saj kryesor, Messit, nënkupton se Federata e Futbollit e Marokut do t’ia paguajë Argjentinës vetëm 550 mijë euro.

Maroku dhe Argjentina takohen sonte në orën 20:00 në një ndeshje miqësore.

Sipas gazetës së përditshme marokene “Al Ahdaz al Magrebiya”, Federata e Futbollit e Marokut do t’ia heqë 450 mijë euro Argjentinës nga pagesa për të cilën ishin marrë vesh më parë, tani që Messi mungon.

Sipas kontratës së tyre, thuhej se Messi duhej të luante të paktën 70 minuta kundër Marokut.

Messi, megjithatë, u largua nga Kombëtarja e tij të shtunën pasi pësoi një lëndim të vogël në një miqësore kundër Venezuelës të premten.

(Kosova Sot)