Agnelli: Real, Bayern, Juventus dhe shumë klube tjera duan ta formojnë një ligë të re evropiane

  • 26 March 2019 - 18:29
Agnelli: Real, Bayern, Juventus dhe shumë klube tjera duan ta formojnë një ligë të re evropiane

Presidenti i Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA), Andrea Agnelli, ka konfirmuar se disa klube evropiane duan të bashkëpunojnë me UEFA-n për krijimin e një gare të re evropiane.

Shumë klube të mëdha duan ta krijojnë një garë të re duke e zhvilluar formatin aktual të Ligës së Kampionëve.

“Jemi në fillim të procesit dhe duhet të ndalemi dhe t’i analizojmë të gjitha propozimet, sepse kjo nuk është çështje e po dhe jo”, tha Agnelli, i cili po ashtu është shef i Juventusit.

“Një Ligë e Kampionëve e re është spekulim i pastër tani për tani”, shtoi ai.

“Real Madridi, Bayern Munichu dhe Juventusi duan të luajnë në këtë garë, por edhe qindra ekipe tjera. Jemi në bisedime dhe pas disa muajsh do të shohim nëse gara e re do të jetë e hapur për të gjithë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)