Mbappe i gatshëm t’ia kërkojë PSG-së largimin drejt Real Madridit

  • 26 March 2019 - 18:40
Mbappe i gatshëm t’ia kërkojë PSG-së largimin drejt Real Madridit

Synimi i Real Madridit, Kylian Mbappe, i ka thënë Zinedine Zidanit se është i etur ta bëjë të mundur kalimin në kryeqytetin spanjoll, sipas një televizioni në Spanjë.

Real Madridi do të përpiqet ta transferojë Kylian Mbappen në verë dhe sipas El Chiringuitos, sulmuesi francez është i gatshëm ta bëjë këtë të mundur.

Duke folur të hënën për El Chiringuito, gazetari Eduardo Inda pohoi se 20-vjeçari Mbappe ka biseduar tashmë me trajnerin francez të Real Madridit, Zinedine Zidane, të cilit i ka thënë se është i gatshëm t’i kërkojë skuadrës së vet, Paris Saint-Germainit, ta lejojë të largohet.

Inda pohon se Madridi do të tentojë ta bind presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, të bëjë biznes duke ia ofruar dy futbollistë në një marrëveshje për Mbappen, James Rodriguezin dhe Iscon.

(Kosova Sot)