Morata shkëlqen në fitoren e Spanjës ndaj Maltës

  • 26 March 2019 - 23:04
Morata shkëlqen në fitoren e Spanjës ndaj Maltës

Alvaro Morata ka shkëlqyer me dy gola në fitoren e Spanjës 2:0 kundër Maltës, në ndeshjen e rrethit të dytë të Grupit F kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

Sulmuesi i Atletico Madridit Morata shënoi dy herë për t’ia dhënë Spanjës fitoren e dytë në po aq ndeshje në kualifikime për EURO 2020 ndaj Maltës të martën në Ta’Qali.

Spanja është lidere e Grupit F me 6 pikë pas fitoreve ndaj Norvegjisë dhe Maltës.

Morata e hapi serinë e golave në minutën e 31-të kur shënoi nga afërsia.

Rreth një çerek lojë para fundit, sulmuesi i Atleticos e dyfishoi epërsinë e Spanjës pas një asisti nga Jesus Navas.

Malta mbetet në kuotën e 3 pikëve pas fitores ndaj Ishujve Farore në ndeshjen e parë në Grupin F. 

(Kosova Sot)