Van Gaal: Ngjashëm si Mourinho, edhe Solskjaer e parkon autobusin para portës

  • 27 March 2019 - 10:16
Van Gaal: Ngjashëm si Mourinho, edhe Solskjaer e parkon autobusin para portës

Ole Gunnar Solskjaer ka qenë mbresëlënës që kur e mori pozitën e trajnerit, mirëpo ish-trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ende nuk është i bindur nga puna e tij.

Louis Val Gaal nuk beson se Ole Gunnar Solskjaer e ka ndryshuar stilin e lojës të Manchester Unitedit, pasi që beson se norvegjezi mbrohet në të njëjtën mënyrë me paraardhësin e tij, Jose Mourinhon.

Solskjaer e ka ringjallur formën e Manchester Unitedit dhe e ka sjellë një atmosferë më pozitive në klub që kur e mori postin e trajnerit të “Djajve të kuq”, pas shkarkimit të Mourinhos, më 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Edhe pse dy ndeshjet e fundit, kundër Arsenalit në Premierligë dhe kundër Wolves në FA Cup, e kanë dëmtuar sezonin e anglezëve, Manchester Unitedi është në garë për një vend në top katërshe dhe është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Vendimi përfundimtar për pozitën e trajnerit nuk është bërë publik ende , mirëpo përderisa e ka pranuar se Solskjaer meriton lëvdata për punën e tij, Van Gaali, i cili ishte trajner i “Djajve të kuq” gjatë viteve 2014 dhe 2016, beson se ai ende i përdor taktikat negative të Mourinhos.

“Trajneri pas meje e përdori taktikën për ta parkuar autobusin para autobusit dhe ai luante me kundërsulme. Tani ka një trajner tjetër, i cili gjithashtu e parkon autobusin dhe luan me kundërsulme”, ka thënë Van Gaal.

“Dallimi kryesor mes Mourinhos dhe Solskjaerit është se Solskjaer është duke fituar. Unë nuk jam atje, por aty duket se ka ndryshime dhe atmosfera duket më e mirë. Është e vërtetë se Solskjaer e ka ndryshuar pozitën e Pogbës dhe e ka vendosur në një pozitë ku është shumë më i rëndësishëm”. 

(Kosova Sot)