Solskjaer, së shpejti konfirmohet trajner i Man Unitedit

  • 27 March 2019 - 10:52
Solskjaer, së shpejti konfirmohet trajner i Man Unitedit

Ole Gunnar Solskjaer e ka fituar përfundimisht pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit për shkak të përmirësimit të fazës së mbrojtjes.

Manchester Unitedit i ka bërë përshtypje puna që Ole Gunnar Solskjaer e ka bërë për ta përmirësuar mbrojtjes e skuadrës. Për këtë arsye, drejtorët e klubit do ta emërojnë atë trajner dhe do ta lënë anash transferimin e një qendërmbrojtësit.

Kur ish-sulmuesi legjendar i “Djajve të kuq” e mori pozitën e trajnerit, klubi i tij ishte i pesti me rekordin më të keq defansiv në Premierligë.

Por, që nga shkarkimi i Jose Mourinhos dhe emërimi i Solskjaerit si trajner i përkohshëm, Manchester Unitedi i ka shënuar 17 gola në 19 ndeshje dhe e ka mbajtur portën e paprekur në shtatë prej tyre.

Gjatë kësaj kohe, vetëm Liverpooli ka rekord më të mirë në mbrojtje se Manchester Unitedi.

Këto janë statistikat kryesore që kanë bërë që Manchester Unitedi të jetë i gatshëm t’ia ofrojë përfundimisht Solskjaerit pozitën e trajnerit. Mirëpo, drejtorët e klubit kanë vendosur që të mos i shpenzojnë 50 milionë eurot që ishin rezervuar për transferimin e një qendërmbrojtësi.

Gjatë kohës sa ishte trajner i “Djajve të kuq”, Jose Mourinho ishte ankuar se ai nuk e ka cilësinë që i duhet në fazën e mbrojtjes për ta fituar titullin e Premierligës. Ai kishte qenë në kërkim të një qendërmbrojtësi verën e kaluar, megjithatë afati kalimtar ishte mbyllur para se portugezi ta shtonte një qendërmbrojtës në skuadrën e tij.

Pas këtij dështimi, Mourinho i kishte kritikuar klubin dhe lojtarët e tij në konferencat për shtyp. Kjo gjë, së bashku me rezultatet e dobëta, kishte bërë që ai të shkarkohej nga pozita e trajnerit dhe Solskjaer të emërohej përkohësisht në pozitën e tij, deri në fund të sezonit.

Tani që norvegjezi e ka përmirësuar mbrojtjen pa transferimin e ndonjë qendërmbrojtësi, Manchester Unitedit pritet ta konfirmojë Solskjaerin si trajner. 

(Kosova Sot)