Chelsea shpreson në mëshirën e Hazardit

  • 27 March 2019 - 13:01
Chelsea shpreson në mëshirën e Hazardit

Drejtuesit e Chelseat shpresojnë se Eden Hazardi do t’i ndjekë hapat e Antoine Griezmannit dhe do ta rinovojë kontratën me klubit për shkak të mëshirës së tij.

Super ylli belg i Chelseat, Eden Hazardi, mund të largohet si agjent i lirë nga klubi londinez vitin tjetër dhe ai mbetet njëri ndër lojtarët më të kërkuar nga Real Madridi.

Hazardi, 28-vjeçar, nuk i ka pranuar ofertat e klubit anglez për ta nënshkruar një kontratë të re deri më tani. Largimi i tij mund të jetë katastrofik për Chelsean, të cilëve u është ndaluar të transferojë lojtarë gjatë dy afateve kalimtare të ardhshme.

Mirëpo, Marca pretendon se “Të kaltrit” e Londrës ende shpresojnë se Hazardi do ta rinovojë kontratën me klubin. Ata po e presin këtë gjest të mirë nga lojtari i tyre më i famshëm për ta evituar skenarin më të keq të mundshëm.

Chelsea po shpreson se Hazardi do ta ndjekë shembullin e Griezmannit, në vitin 2016. Francezi kishte qenë afër transferimit në Manchester Unitedit, por vendosi të qëndrojë në Atletico Madrid për shkak se spanjollëve iu ndalua të transferojnë futbollistë.

Për shkak se Chelsea nuk do të mund ta transferojë ndonjë lojtar që mund ta zëvendësojë Hazardin, drejtuesit do të bëjnë gjithçka të mundur për ta bindur belgun të nënshkruajë kontratë të re. 

(Kosova Sot)