Historia e çuditshme e Liverpoolit: Trajneri e kishte shitur aksidentalisht lojtarin e gabuar

  • 27 March 2019 - 13:58
Historia e çuditshme e Liverpoolit: Trajneri e kishte shitur aksidentalisht lojtarin e gabuar

Tetë vjet pasi ishte transferuar nga Liverpooli në Fulham, futbollisti Alex Kacaniklic ka zbuluar se trajneri Roy Hodgson nuk kishte dashur ta shesë atë, por një tjetër futbollist me emrin Alex.

Roy Hodgson kishte qenë trajner i Liverpoolit vetëm për gjashtë muaj, nga korriku i vitit 2010 deri në janarin e vitit 2011. Gjatë asaj kohe, Liverpooli i kishte zhvilluar 31 ndeshje dhe kishte fituar vetëm 13 herë.

Pas shtatë ndeshjeve të Premierligës, Liverpooli ishte në treshen e fundit të tabelës dhe rrezikonte të binte në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.

Megjithatë, gjatë kësaj kohe kishte ndodhur edhe një tjetër gabim, i cili tregon se rrëmuja në Liverpool nuk ekzistonte vetëm në fushën e futbollit, por edhe jashtë saj.

Mesfushori suedez, i cil tani luan për Hammarby, pretendon se ishte shitur aksidentalisht nga Liverpooli dhe trajneri i tyre në vitin 2010. Ai ishte pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e lojtarëve, sipas së cilës Kacanikliv dhe Lauri Dalla Valle u transferuan në Fulham, ndërsa Paul Konchensky u transferua në Liverpool.

“Kur po transferohesha në Fulham, e pata një bisedë në telefon me Roy Hodgson dhe aty e zbuluam se ai e kishte transferuar Alexin e gabuar. Në kokën e tij, ai e kishte shkëmbyer një Alex tjetër, e jo mua. Por, atëherë ishte shumë vonë. Është pak qesharake”, ka thënë Kacaniklic.

“Ai më tha se isha i mirëpritur të kthehem në Liverpool dhe më këshilloi të bëja atë që doja. Unë nuk u ktheva. E kisha ndryshuar mendjen dhe isha shumë i emocionuar për transferimin në Fulham”.

(Kosova Sot)