Prishtina e mposht Flamurtarin, ngrihet në pozitën e dytë

  • 27 March 2019 - 15:58
Prishtina e mposht Flamurtarin, ngrihet në pozitën e dytë

Prishtina ka siguruar fitore me rezultat 3:0 në ndeshjen e Superligës së Kosovës kundër Flamurtarit. Kjo fitore bën që Prishtina të ngrihet në pozitën e dytë në tabelën e IPKO Superligës.

Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua ndeshja mes dy klubeve kryeqytetase, ku dominoi Prishtina

Meriton Korenica i shënoi dy gola në këtë ndeshje, në minutën e 16-të dhe të 56-të. Ndërsa, goli tjetër i ndeshjes u shënuar nga Mario Morina në minutën e 22-të.

Prishtina kishte pasur shumë raste të mira gjatë kësaj ndeshjeje dhe mund të kishin fituar me rezultat edhe më të thellë.

Këto tri pikë bëjnë që Prishtina të ngrihet në pozitën e dytë në tabelën e IPKO Superligës së Kosovës, me pesë pikë pas Feronikelit dhe dy pikë para Llapit.

Image

Në fundjavë, Prishtina do të përballet me Ballkanin në Suharekë, ndërsa Flamurtari do ta presë në Prishtinë Feronikelin. Në anën tjetër, Flamurtari mbetet në pozitën e nëntë dhe rrezikon të bie në Ligën e Parë, nivelin e dytë të futbollit në Kosovë.