Petkoviç tregon pse e nxori nga loja Xhakën

  • 27 March 2019 - 18:07
Petkoviç tregon pse e nxori nga loja Xhakën

Zvicra ka barazuar 3:3 me Danimarkën në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte kapiten i kombëtares së Zvicrës, ndërsa shënoi edhe një gol. Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, ishte kritikuar me rastin e ndërrimit të Xhakës, i cili ishte lojtari më i mirë në ndeshje.

Ai tregoi arsyen se përse zgjodhi ta zëvendësojë futbollistin shqiptar duke treguar se kishte pësuar një lëndim.

“Graniti nuk mund të vazhdonte në fushë sepse ishte duke vuajtur nga një lëndim. Ai kërkoi zëvendësimin dhjetë minuta më herët”, tha Petkoviç.

(Kosova Sot)