Ronaldo udhëton drejt Barcelonës, a do ta takojë Messin?

  • 27 March 2019 - 19:05
Ronaldo udhëton drejt Barcelonës, a do ta takojë Messin?

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka udhëtuar drejt Barcelonës për t’u këshilluar rreth lëndimit në kofshe.

Radio Catalunya raporton se Ronaldo ka udhëtuar në pajtim me Juventusin, klubin e tij që dje njoftoi se portugezi do t’iu nënshtrohet testeve shtesë për ta parë shkallën e lëndimit.

Ronaldo pritet të kthehet në Torino të mërkurën mbrëma para se ta nisë programin e rikuperimit të enjten.

Siç qëndrojnë gjërat, Ronaldo do të mungojnë në tri ndeshje të Juves në Serie A, kundër Empolit, Cagliarit dhe Milanit.

Ronaldo u lëndua në një ndeshje kualifikuese për Kampionat Evropian të Portugalisë kundër Serbisë të hënën.

(Kosova Sot)