Donis Avdijaj në prova të klubi italian, ku luajnë dy shqiptarë të tjerë

  • 27 March 2019 - 20:14
Donis Avdijaj në prova të klubi italian, ku luajnë dy shqiptarë të tjerë

Donis Avdijaj është duke bërë prova te klubi italian Pescara, para një transferimi të mundshëm si lojtari i lirë.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës mbeti pa klub në fillim të këtij muaji, pasi prishi marrëveshjen me Willem II në Holandë, pas një sezoni shumë të vështirë dhe problematik për të.

Mediat italiane raportojnë se 22-vjeçari ndodhet në Itali tash e disa ditë, ku është duke bërë prova te klubi ku luajnë Ledian Memushaj dhe Elhan Kastrati, Pescara.

Pescara bën gara në Serie B, nivelin e dytë të futbollit italian.

Më 18 mars, Donis Avdijaj i ndau rrugët me klubin e tij Willem II, pas probleme disiplinore që nisen pak muaj pas transferimit të tij nga Schalke verën e kaluar.

Avdijaj u transferua nga Schalke te Willem II në ligën holandeze Eredivise si lojtar i lirë, dhe pati një fillim mbresëlënës por jetëshkurtër.

Anësori kosovar i regjistroi tetë gola dhe gjashtë asiste në 19 paraqitje për klubin në ligë, por nuk luajti më prej dhjetorit, për shkak se u pezulluar për çështje disiplinore.  

Para krishtlindjes, Avdijaj ishte pezulluar bashkë me shokët e skuadrës së tij për ndeshjen ndaj Emmen, sepse kishte dalë nga hoteli për të shëtitur pa kërkuar leje fillimisht.

Që nga ajo ditë, Avdijaj nuk ka luajtur më futboll, dhe si pasojë e ka humbur edhe vendin në Kombëtaren e Kosovës.

Bernard Challandes nuk e ftoi 22-vjeçarin e lindur në Gjermani për dy ndeshjet e marsit, miqësoren kundër Danimarkës dhe ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020, kundër Bullgarisë. 

(Kosova Sot)