E tepron Barça, i kërkon 70 milionë euro për dështakun e saj

  • 27 March 2019 - 23:16
E tepron Barça, i kërkon 70 milionë euro për dështakun e saj

E ardhmja e Malcomit në Barcelonë mbetet e pasigurt, por gjiganti katalonas nuk e ka ndërmend ta lejojë brazilianin të largohet për pak para, pasi ia ka vendosur një çmim prej 70 milionë euro.

Anësori brazilian nuk ka gëzuar shumë minuta nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes dhe edhe pse klubi i pagoi 41 milionë euro për shërbimet e tij në verën e 2018-es, një ofertë e kënaqshme do të nënkuptonte largim për të.

Barcelona ka nënvizuar se nuk do ta shesë Malcomin për një çmim të ulët dhe edhe pse çmimi fillestar që ia ka vënë atij është shumë i lartë, ai mund të ulët më vonë.

 

Sipas mediave italiane, Interi është klubi më i fundit që ka shprehur interesim për të.

Barça ia rrëmbeu Romës brazilianin në çastet e fundit të afatit kalimtar të verës, kur Malcom po nisej drejt kryeqytetit italian, duke ofruar para më shumë, por tani mund të detyrohet ta shesë pas ai ka dështuar të bindë. 

(Kosova Sot)