Figo: Ramosi e meriton Topin e Artë

  • 28 March 2019 - 10:26
Figo: Ramosi e meriton Topin e Artë

Luka Modrici e mori në shtëpi Topin e Artë të vitit 2018 pasi e ndihmoi Kroacinë të arrijë deri në finale të Kupës së Botës, mirëpo Luis Figo beson se edhe Sergio Ramosi e meriton ta fitojë këtë çmim.

Qendërmbrojtësi Sergio Ramosi ishte kapiten i Real Madridit në triumfin e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, ai ishte edhe pjesë e rrugëtimit zhgënjyes të Spanjës në Kupën e Botës

Ish-ylli i “Los Blancos”, Luis Figo, beson se edhe mbrojtësi spanjoll e meriton ta fitojë këtë çmim, por mendon se mbrojtësit duhet të bëjnë më shumë për t’u konsideruar kandidatë serioz për Topin e Artë.

“Është e qartë që Sergio Ramosi e meriton ta fitojë Topin e Artë”, ka thënë Figo në një intervistë për të përditshmen spanjolle, Marca.

“Kur je mbrojtës, është pak a shumë e njëjtë si të jesh portier… është shumë më e vështirë ta fitosh këtë çmim, por Cannavaro e arriti këtë qëllim”.

“Varet nga momenti, nga vitit, por nëse çmimi ndahet vetëm në bazë të cilësisë, është e qartë që Ramosi duhet ta fitojë”.

(Kosova Sot)