Van der Vaart: Bale duhet të bëhet idiot për t’u pëlqyer tifozëve

  • 28 March 2019 - 10:39
Van der Vaart: Bale duhet të bëhet idiot për t’u pëlqyer tifozëve

Ylli uellsian, Gareth Bale, vazhdon të kritikohet për paraqitjet e tij me klubin madrilen. Ish-bashkëlojtari i tij në Tottenham, Van der Vaart, ia ka ofruar disa këshilla.

Ish-ylli i Real Madridit, Rafael Van der Vaart, e ka këshilluar ish-bashkëlojtarin e tij në Tottenham, tani pjesë e “Los Blancos”, Gareth Bale, që të bëhet më idiot për ta fituar zemrën e tifozë madrilenë

Bale është kritikuar shumë nga tifozët në “Santiago Bernabeu” këtë sezon. Madje, uellsiani është fishkëllyer në disa raste, pas paraqitjeve jo edhe aq të mira për Real Madridin gjatë këtij sezoni.

Kjo ka bërë që të ngjallen spekulime për të ardhmen e Bale, veçanërisht që kur Zinedine Zidane erdhi në pozitën e trajnerit. Bale nuk e kishte pasur një vend në formacionin e parë të Zidanit herën e kaluar dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe këtë herë, tani që francezi është emëruar në postin e trajnerit, pas shkarkimit të Santiago Solarit.

Por, Van der Vaarti, i cili kishte luajtur bashkë me Bale në Tottenham,  beson se ish-bashkëlojtari i tij duhet të bëhet më egoist për të pasur më shumë sukses në Madrid.

“Është e çuditshme, por në Holandë ne themi se nganjëherë ti duhet të jesh më idiot. Mund të jesh një idiot pozitiv. Ai vlen 100 milionë euro dhe duhet ta bëjë këtë gjë”, është shprehur Van der Vaart.

“Në vitin e tij të fundit me Tottenhamit, ai i gjuajti shumë goditje të lira, ai vendosi për gjithçka. Këtë gjë duhet ta bëjë edhe tani. E kuptoj që është e vështirë sepse ata kanë shumë lojtarë të mirë, mirëpo duhet ta bëjë këtë gjë”. 

(Kosova Sot)