Kështu e uron Ragip Xhaka djalin për ditëlindje

  • 28 March 2019 - 11:53
Kështu e uron Ragip Xhaka djalin për ditëlindje

Ragip Xhaka ia ka uruar ditëlindjen djalit të tij, Taulant Xhakës.

Taulant Xhaka sot e feston ditëlindjen e tij të 28-të dhe babai i tij, Ragipi, ia ka uruar ditëlindjen duke thënë se ai është shembull për të rinjtë se si duhet të sillen në fushë.

“Je Krenaria jone nga zemra Babi ta uroné Ditlindjen te kesh fat ne jeté Lumturi ne familje Dhe jam krenar qe te kam je shembull i te rive si duhen te sillen ne fush dhe je shembull qe diné nga vjen dhe nuk e deshpron kurr familjen dhe shiptarin Urime dhe i bofsh 100 vjet”, ka thënë Ragip Xhaka.

Për ditëlindje, Taulanti është uruar edhe nga vëllau i tij, mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka.

“Per ty sot eshte nje dite shume e veçante andaj se bashku me gezimin dhe gjithe rendesin e kesaj dite te veçante per ty dhe gjithashtu per mu dhe te gjithe ate qe te duan dhe ti i do: Te deshiroj gjithe lumutrin e kesaj Bote”, shkruan Xhaka në llogarinë e tij në Facebook.

“Te deshiroj Suksese te medha ne te ardhmen, Vullnet ne Pune/Mesime, Te deshiroj fat ne te gjitha sferat e jetes dhe me se shumti te deshiroj harmoni dhe lumturi me te gjithe ata persona qe jane pjese e jetes tende. Urime ditlindjen vllau im”.

Edhe pse familja e tyre ka prejardhje nga Kosova, Graniti dhe Taulanti i përfaqësojnë dy kombëtare të ndryshme. Graniti luan për Kombëtaren e Zvicrës, ndërsa Taulanti për atë të Shqipërisë. 

(Kosova Sot)