Lexoni edhe:
Futbollisti kosovar: Jetoj në Malajzi si Ronaldo e Messi
Djali i ish presidentit të ndjerë të FFK-së, Gramoz Vokrri, e ka komentuar foton me Bekim Haxhiun dhe Tahir Batatinën
Gramoz Vokrri nuk do të marrë pjesë fare në Kuvendin e Rregullt të Punës, i cili do të mbahet sot në Federatën e Futbollit të Kosovës prej orës 17:00.
Djali i ish presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, tha se nuk ka çka të kërkojë në Kuvendin e FFK-së pasi është prishur krejtësisht me drejtuesit e saj. Futbollisti kosovar: Jetoj në Malajzi si Ronaldo e MessiLexoni edhe:
Ai tha se një takim që e ka pasur me Bekim Haxhiun, Tahir Batatinën, Hysen Sadikun e Bajram Zeqirin – që njihet si grupi i të pakënaqurve të FFK-së – nuk ka pasur të bëjë me ndonjë skenar për rrëzimin e kryetarit aktual, Agim Ademi.
“Ky takim është bërë për të folur rreth shtatores së babait tim. Nuk ka arsye të tjera absolutisht. Në këtë takim ka pasur edhe familjarë të mi”, deklaroi Gramoz Vokrri.
“Krerët e Federatës kanë probleme tjera, unë nuk jam problemi. Unë e kam sqaruar shumë mirë në reagimin tim situatën. Nuk do të jem prezent në Kuvendin e sotëm”, shpjegoi ai. Diçka po zihet në prag të Kuvendit të FFK-së!Lexoni edhe:
“Në këto rrethana, siç kanë nisur të më përziejnë me politikën, të më denigrojnë, unë nuk kthehem për të punuar në Federatë”, vazhdoi Gramozi.
(Kosova Sot)