Icardi pritet të kthehet në skuadrën e Interit

  • 28 March 2019 - 15:45
Icardi pritet të kthehet në skuadrën e Interit

Qendërsulmuesi i Interit, Mauro Icardi, pritet të kthehet në formacionin e parë të zikaltërve për ndeshjen e së dielës kundër Lazios pasi që bashkëlojtari i tij, Lautaro Martinez, është i lënduar.

Martinez arriti të luajë vetëm më pak se një orë në fitoren 1:0 të Argjentinës kundër Marokut të martën dhe Gazzetta dello Sport raporton se ai do t’i kryejë sot disa teste mjekësore.

21-vjeçari ishte titullar në të dy ndeshjet e ekipit kombëtar të Argjentinës gjatë afatit të ndeshje ndërkombëtare, përkundër që kishte lodhje muskulore, pasi e kishte zëvendësuar Icardin në ndeshjet e Interit.

Gjasat që Lautaro të luajë në ndeshjen e radhës të Interit, kundër Lazios, janë shumë të vogla, edhe nëse testet mjekësore tregojnë se ai nuk ka lëndim serioz, por ka vetëm lodhje muskulore.

Kjo mungesë e Lautaros duket se ia hapë derën Icardit për t’u kthyer në skuadrën e Interit, pasi ish-kapiteni i zikaltërve edhe i kishte filluar stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës këtë javë.

La Gazzetta shton se 26-vjeçari, të cilit i ishte marrë shiriti i kapitenit muajin e kaluar, do të flasë me bashkëlojtarët e tij të enjten për të qartësuar gjithçka me ta.

Problemet mes Icardit dhe Interit kishin filluar muajin e kaluar, pasi klubi vendosi t’ia marrë shiritin e kapitenit argjentinasit. Icardi pastaj nuk pranoi të luante për zikaltrit edhe pse deklarata zyrtare ishte që Icardi është i lënduar. 

(Kosova Sot)