“Kthimi i Zidanit sikur të kishim fituar trofe”

  • 28 mars 2019 - 17:02
“Kthimi i Zidanit sikur të kishim fituar trofe”

Sipas Odriozolas, kthimi i Zidane në Madrid është barabartë me trofe për Los Blancos.

Álvaro Odriozola ka arritur ta bëjë ëndrrën realitet, pasi në verë u transferua te Real Madridi.

Lojtari që u transferua nga Real Sociedadi, ka bërë 19 paraqitje në sezonin e parë në Madrid.

Mbrojtësi i djathtë ka dhënë një intervistë për “La Galerna” ku është fokusuar te kthimi i Zinedine Zidane në Real, për të cilin, ka vetëm fjalë të mira dhe mendon se Madridi ka fituar shumë pavarësisht sezonit zhgënjyes që Los Blancos po kalojnë, për çka edhe shkarkuan dy trajnerë, Julen Lopetegui dhe Santiago Solari.

Ai ka treguar bisedën e parë me ardhjen e Zizu: “Folëm për atë se çfarë pëlqen ai te unë, por edhe për dobësitë”.

“Zidane gjithmonë të thotë të vërtetën, është i sinqertë. Për ne, për fansat, kthimi i tij ngjalli iluzion, është pothuajse sikur të kishim fituar trofe, jemi të lumtur”.

(Kosova Sot)