Nis Kuvendi i rregullt i Punës i FFK-së, Armand Duka i deleguar nga UEFA si vëzhgues

  • 28 March 2019 - 17:57
Nis Kuvendi i rregullt i Punës i FFK-së, Armand Duka i deleguar nga UEFA si vëzhgues

Ka nisur Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në Kuvendin e rregullt të Punës së FFK-së, janë të pranishëm 54 delegatë nga 58 të mundshëm, mungojnë 4.

Numri një i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, i cili është anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, është i deleguar nga UEFA si vëzhgues në Kuvendin e rregullt të Punës së FFK-së.

Në këtë Kuvend, Presidenti Agim Ademi, po tregon për aktivitetet dhe të arriturat e FFK-së në periudhën 2018/19.

(Kosova Sot)