Karateistët mbesin ende në luftë për medalje në Kampionatin Evropian

  • 28 March 2019 - 18:09
Karateistët mbesin ende në luftë për medalje në Kampionatin Evropian

Karateistët tanë po i vazhdojnë sot garat në kampionatin evropian, që po mbahet në Guadalajara të Spanjës.

Fortesa Orana (+68 kg), Elhami Shabani (-75 kg) dhe Herolind Nishevci (+84 kg), po e kërkojnë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Orana ishte duke fituar 2:0 ndaj spanjolles, Laura Palacio, në luftën e dytë, por në sekondat e fundit gjyqtarët e diskualifikuan.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e deritashme të garuesve tanë:

Albulena Gërvalla (-55 kg), humbje në luftën e parë, mund të kualifikohet në repesazh
Fortesa Orana (+68 kg), shënoi një fitore, u kualifikua në repesazh
Orges Arifi (-60 kg) nuk ka garuar ende
Ylli Cenaj (-67 kg), humbje në luftën e parë
Elhami Shabani (-75 kg) shënoi dy fitore, ndodhet në repesazh
Alvin Karaqi (-84 kg) shënoi dy fitore, u ndalë në të tretën Herolind Nishevci (+84 kg) humbje në luftën e parë, ndodhet në repesazh.

(Kosova Sot)