Messi fiton tri vendet e para në garën për golin më të bukur në histori!

  • 28 March 2019 - 18:46
Messi fiton tri vendet e para në garën për golin më të bukur në histori!

Për tifozët e Barçës, ekziston vetëm Messi – vendi i parë i takon Leos për golin më të bukur në histori të Barcelonës, vendi i dytë i takon gjtihashtu Messit dhe vendi i tretë i takon sërish 10-shit magjik të Barës, teksa pas tij, në vendin e këtërt është pozocionuar Sergio Roberto.

Para 3 muajsh Barcelona hapi një votim për tifozët e vet, duke i ftuar të votonin për golin më të bukur në historinë e klubit.

U seleksionuan në total 64 gola dhe u krye një proces me eliminim deri në finale, ndërsa tashmë ka ardhur edhe verdikti, pas 500 mijë votash, me votues nga më shumë se 160 vende të botës.

Me shumicë absolute votash goli më i bukur në histori u zgjodh ai i shënuar nga Lionel Messi ndaj Getafes, në një ndeshje kupe, në sezonin 2006/2007.

Goli i shënuar nga 10-shi magjik i barcelonës mori më shumë vota, nga 4 golat që mbërritën në fazën finale të votimit.

I katërti në listën e golave më të votuar ishte një gol i shënuar nga Sergi Roberto kundër PSG-së, 11% të votave, ndërsa podiumi është i tëri për Messin.

45% të votave i mori goli ndaj Getafes, 28% një gol kundër Athletic Bilbao në finalen e Kupës së Mbretit dhe 16% një gol në Bernabeu, kundër Real Madridit në gjysmëfinale të UEFA Champions League.

(Kosova Sot)