Kryhet Kuvendi i FFK-së, gruas së Fadil Vokrrit i ndahet një pagë mujore për gjithë jetën

  • 28 March 2019 - 19:00
Kryhet Kuvendi i FFK-së, gruas së Fadil Vokrrit i ndahet një pagë mujore për gjithë jetën

Federata e Futbollit të Kosovës e ka mbajtur Kuvendin e Rregullt të Punës.

Në këtë Kuvend kanë kaluar raporti i punës dhe raporti financiar dhe po ashtu kanë dal disa propozime që delegatët kanë menduar se janë në të mirën e futbollit.

Gjithçka ka kaluar pa asnjë zhurmë, edhe pse sot gjatë ditës ka pas shenja që Kuvendi mund të eskalojë nga një grup i të pakënaqurve, pjesë e të cilit janë djali i ish presidentit, Gramoz Vokrri dhe numri një i Llapit, Tahir Batatina.

Në këtë Kuvend është vendosur që gruas së presidentit Vokrri t’i ndahet një pagë mujore për gjithë jetën, që do të marrë nga FFK-ja.

(Kosova Sot)