Fitore në sekondat e fundit, Golden Eagle Ylli e mposht Rahovecin

  • 28 March 2019 - 22:11
Fitore në sekondat e fundit, Golden Eagle Ylli e mposht Rahovecin

Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Rahovecit në sekondat e fundit, duke triumfuar 61:62.

Golden Eagle Ylli ka triumfuar në derbin e xhiros së 24 në Superligën e Kosovës duke e mposhtur Rahovecin me rezultat të ngushtë 61:62.

Më të merituarit për fitoren e Golden Eagle Yllit ishin Bambale Osby me 17 pikë dhe 9 kërcime, Alban Veseli me 11 pikë, 9 kërcime e 2 asistime dhe Clayton Everet me 8 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime.

Në anën tjetër te Rahoveci me efikasit ishin Frederick Richardson me 23 pikë dhe 15 kërcime, Deshon Minnis me 15 pikë, 11 kërcime e 9 asistime dhe Atik Koshi me 13 pikë dhe 2 asistime.

 

(Kosova Sot)