“Blick.ch”: Si ekipi kombëtar i Kosovës e bëri për vete një vend të tërë me magjinë e tij!

  • 28 March 2019 - 22:56
“Blick.ch”: Si ekipi kombëtar i Kosovës e bëri për vete një vend të tërë me magjinë e tij!

“Blick.ch” i ka kushtuar një artikull të veçantë Kombëtares së Kosovës pas nisjes së kualifikimeve për herë të parë në histori për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Kosova e nisi rrugëtimin për “Euro 2020” të hënën kundër Bullgarisë, duke barazuar 1-1 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Shkrimi i “Blick.ch”:

Ata ende s’mund ta besojnë. Eliminatoret për Kampionat Evropian kanë nisur dhe Kosova do të marrë pjesë për herë të parë.

Vedat Bajrami, aktori komedian, i ulur në një restorant në Prishtinë, tha: “Njerëzit tanë gjithmonë e kanë dashur futbollin. Jemi krenar që tani kemi Kombëtaren tonë”.

Kjo krenari është e dukshëm në çdo takim, ashtu siç duket edhe e gjithë Prishtina para ndeshjes testuese kundër Danimarkës, që i takon njerëzit pas euforisë së madhe të futbollit.

“Të rritur nga lufta, më të fortë se frika”

Bajrami është i involvuar në festën e tifo grupit Dardanët në një kafiteri. Baneri emocionues është “të rritur nga lufta, më të fortë se frika”, ata nuk ndalen së kënduari.

Në mesin e kësaj zhurme qëndron edhe Afrim Toverlani. Ish-lojtari historik i FC Prishtina, tashmë trajner, thotë: “Kombëtarja ka ndryshuar gjithçka. Këta njerëz janë shumë euforik tani”.

Ai kurrë s’ka pasur shansin. Licencën e trajnerit Toverlani e mori në mërgim, në Bosnja e Shkup.

Ai dikur ishte një tifoz i Zvicrës

Në ditën e lojës kundër Danimarkës ai vjen në stadiumin e ri Fadil Vokrri. Stadiumi mban emrin e simbolit të futbollit të Kosovës, legjendës të vdekur.

Toverlani: “Ne ishim të përfshirë në skuadra të tjera si Shqipëria apo Zvicra. Tani kemi Kombëtaren tonë”.

Kombëtarja e Kosovës është e vendosur gjithmonë para ndeshjeve në një hotel në periferi të Prishtinës. Blick ka takuar disa nga lojtarët e Kosovës që luajnë në Zvicër. Idriz Voca i Lucernit thotë: “Çdo lojtar këtu pranon vizitor të familjes, është normale këtu. Ekipi është si një familje e madhe”.

“Ky vend ka kaluar nëpër kohë të vështira”

Arbenit Xhemajli i Xamax shton: “Vendi ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë, prandaj kohezioni është shumë i madh”. Derisa Benjamin Kololli i FC Zurich është i habitur: “Njerëzit vërtet besojnë se ne mund të arrijmë çdo gjë me mbështetjen e tyre”.

Paraqitjet mbresëlënëse në Ligën e Kombeve nën trajnerin zviceran, Bernard Challandes, ka bërë që Kosova të kualifikohet në play-off të dhe është dy ndeshje larg Kampionatit Evropian 2020, kjo ka shtyrë të ëndërrojnë njerëzit. Mbrojtësi i FC Zurich, Mirlind Kryeziu, thotë: “Është bërë e komplikuar të shkosh në qytet. Ne jemi duke u shikuar si heronj. Është një presion pozitiv. Por gjithashtu mund të vihet re kur nuk funksionon”. 

(Kosova Sot)