Muric feston fitoren me Cityn duke bërë shqiponjën

  • 28 March 2019 - 23:15
Muric feston fitoren me Cityn duke bërë shqiponjën

Arijanet Muric është rikthyer në Manchester City pas dy ndeshjeve me Kombëtaren e Kosovës.

Pas 45 minutave në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës (2:2) dhe 90 minutave të plotë ndaj Bullgarisë (1:) në ndeshje kualifikuese për “Euro 2020”, Arijanet Muric është rikthyer në Angli për të qenë sërish nën urdhëratë e trajnerit, Pep Guardiola.

20-vjeçari tashmë ka nisur stërvitjet te Manchester City dhe gjatë ditës së sotme ka postuar një foto në rrjetet sociale me disa lojtarë tjerë të liderit të Premierligës.

Në atë foto Muric ka bërë shqiponjën së bashku me bashkëlojtarët tjerë të Cityt, si Sergio Aguero, Bernardo Silva, Vincent Kompany, Riyad Mahrez apo Benjamin Mendy.

“Ne nuk humbim”, shkroi Muric në foton ku shihet duke bërë Shqiponjën dy krenare.

(Kosova Sot)