Mesazhi i Makeleles për Ronaldinhon: Do të të bëj për spital

  • 29 March 2019 - 10:34
Mesazhi i Makeleles për Ronaldinhon: Do të të bëj për spital

Gjatë kohës së tij në Chelsea, Claude Makelele, ishte përballur me Ronaldindon e Barcelonës.

Ronaldinho ishte paralajmëruar se do të bëhej për spital. Këtë gjë, ish-futbollisti i Real Madridit, Claude Makelele e kishte bërë me qëllim për ta frikësuar brazilianin.

Sa ishte lojtar i Chelseat, francezi ishte përballur me Ronaldinhon që ishte në kulmin e karrierës së vet. Ai e ka kujtuar se kishte bërë gjithçka për ta mposhtur brazilianin si në aspektin, ashtu edhe në atë mendor.

Makelele e ka dhënë një intervistë për William Gallas, në emisionin “Transversales” në RMC Sport. Në këtë intervistë, francezi e kujtoi karrierën e tij si futbollist profesionist.

“Në një pikë të ndeshjes, unë shkova te Ronaldinho dhe i thashë: “Të bie më mirë të tregohesh i sjellshëm me mua sa i përket driblimeve tua sepse nëse do të bësh ndonjë trik të llojit të PlayStation… Do të të bëj për spital”, u shpreh Makelele.

“A e dini çfarë bëri ai? Më kërkoi falje”.

Gjatë karrierës 17-vjeçare të Ronaldinhos, shumë nga mbrojtësit më të mirë të botës ishin bërë viktima të këtyre driblimeve, për shkak të teknikës së jashtëzakonshme të brazilianit. 

(Kosova Sot)