Klubi nga La Liga ia mësyn Shkodran Mustafit

  • 29 March 2019 - 11:19
Klubi nga La Liga ia mësyn Shkodran Mustafit

Futbollisti shqiptar pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës për t’u rikthyer në kampionatin spanjoll

Shkodran Mustafi e kishte një eksperiencë të jashtëzakonshme në La Liga, ku kishte luajtur për Valencian.

Mirëpo, që prej transferimit në Arsenal futbollisti shqiptar nuk është më ai i mëparshmi.

Përfaqësuesin gjerman e kanë vërshuar kritikat në dy sezonet e fundit dhe ai nuk po duket të jetë i denjë për Premierligë.

Prandaj, interesim për ish-futbollistin e Evertonit dhe Sampdorias ka shfaqur përsëri Valencia, e cila dëshiron ta rikthejë atë në Spanjë, duke e pasur parasysh se e ardhmja e Garay nuk është e qartë, ndërsa Gabriel Paulista e Mouctar Diakhaby nuk dihet nëse do të jenë më pjesë e këtij klubi.

Nga ana e tij, Mustafi nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Gjermani, ku e kishte nisur karrierën si futbollist profesionist. 

(Kosova Sot)