NBA: San Antonio afër play-offs, James Harden shkëlqen sërish

  • 29 March 2019 - 13:11
NBA: San Antonio afër play-offs, James Harden shkëlqen sërish

Sezoni i rregullt në NBA po i afrohet fundit dhe, pas Los Angeles Clippers edhe San Antonio Spurs hedh një hap të rëndësishëm për pjesëmarrjen në play off, duke mposhtur Cleveland Cavaliers. Në total janë 10 ekipe, 5 për çdo konferencë, që e kanë siguruar një vend mes skuadrave që do të garojnë për trofeun e kampionit.

Në mbrëmjen dedikuar festimeve për një mit si Manu Ginobili (është tërhequr përfundimisht nga basketbolli pas 16 viteve karrierë tek ekipi teksan), Spurs triumfuan 116-110 ndaj Cavaliers e tashmë duket e pamundur që Sacramento Kings t’u marrin vendin e tetë, edhe pse matematika ende ua lejon. Një sfidë më e vështirë nga ç’ishte parashikuar për San Antonion, që gjithsesi ia doli të festonte në fund falë gjuajtjeve të sakta të Rudy Gay dhe Marco Belinellit. Më i miri i ndeshjes rezultoi DeMar DeRozan  me 25 pikë.

Los Angeles Clippers nuk mund të bënin më shumë në parketin e Milwaukee Bucks, duke u pajtuar në fund me suksesin e skuadrës më të fortë të Lindjes, 128-118. Khris Middleton dhe Giannis Antetokounmpo, respektivisht me 39 dhe 34 pikë, dominuan skenën në “Fiserv Forum” të Milwaukee, ku të zotët e shtëpisë siguruan suksesin e 57-të sezonal.

Fitore neto e Houston Rockets 112—85 ndaj Denver Nuggets 112-85. Vazhdon të mrekullojë sfidë pas sfide James Harden, që këtë radhë e mbylli takim me plot 38 pikë.

Një periodë e parë me ritëm të shfrenuar u mjaftoi Philadelphia 76ers për të fituar 123–110 ndaj Brooklyn Nets. Protagonist absolit i takimit Joel Embiid me 39 pikë dhe 13 “rebound”, por dhanë kontribut të çmuar edhe  J.J. Redick (18 pikë), Ben Simmons (16 pikë) dhe Boban Marjanovic (16 pikë).

Fitore shumë e rëndësishme 115-98 e Detroit Pistons ndaj Orlando Magic, që erdhi falë 25 pikëve të Wayne Ellington, që u shtohen edhe 20 pikë e 10 “rebound” të Blake Griffin dhe 18 pikë e 18 “rebound” të Andre Drummond.

Ekuilibër i plotë në përballjen mes New Orleans Pelicans dhe Sacramento Kings, por në fund festa ishte për vendasit, që triumfuan me rezultat të ngushtë 121-118 falë lojës së mrekullueshme të Julius Randle, që realizoi “double-double”, 34 pikë e 10 “rebound”, i mbështetur fuqishëm nga Christian Wood, i cili e mbylli takimin me 25 punti.

Hyn në zonën play off në Lindje Miami Heat, që iu imponua Dallas Mavericks 105-99. Spikati për skuadrën nga Florida me “triple-double” Goran Dragic; 23 pikë 11 asiste dhe 12 “rebound”, ndërsa për Magic më i miri rezultoi i zakonshmi Luka Doncic me 19 pikë. 

Rezultatet:

Detroit Pistons – Orlando Magic 115-98

Philadelphia Sixers – Brooklyn Nets 123-110

Miami Heat – Dallas Mavericks 105-99

New York Knicks – Toronto Raptors 92-117

Milwaukee Bucks – Los Angeles Clippers 128-118

New Orleans Pelicans – Sacramento Kings 121-118

Houston Rockets – Denver Nuggets 112-85

San Antonio Spurs – Cleveland Cavaliers 116-110

(Kosova Sot)