Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë në histori: 1.159 miliard euro

  • 29 March 2019 - 13:13
Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë në histori: 1.159 miliard euro

Ta kesh në dispozicion një skuadër më 11 futbollistët më të shtrenjtë në botë është ëndrra e çdo trajneri. Mirëpo, për ta bërë realitet këtë ëndërr, duhet të shpenzohen 1.159 miliard euro.

Futbollistë si Neymari, Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba bëjnë pjesë në këtë skuadër, ndërsa Lucas Leiva është përforcimi i fundit, pas transferimit të tij prej 80 milionë eurosh në Bayern Munich.

Në anën tjetër, Lionel Messi nuk është pjesë e kësaj skuadre pasi që i ishte bashkuar si fëmijë akademisë së Barcelonës falas.

Franca është vendi me më së shumti lojtarë në këtë skuadër, me katër futbollistë. Ndërsa, skuadra kompletohet me dy brazilianë, dy holandezë, një kolumbian, një spanjoll dhe një portugez.

Portieri: Kepa Arrizabalaga – 80 milionë euro

Mbrojtësit: Virgil Van Dijk – 85 milionë euro; Lucas Hernandez – 80 milionë euro; Aymeric Laporte – 62.5 milionë euro

Mesfushorët: Philippe Coutinho – 120 milionë +40 milionë shtesa; Paul Pogba – 105 milionë euro; Frenkie de Jong dhe James Rodriguez – 75 milionë euro

Sulmuesit: Neymari – 222 milionë euro; Kylian Mbappe – 135 milionë euro; Cristiano Ronaldo – 117 milionë euro

Banka rezervë: Ousmane Dembele – 105 milionë euro; Gareth Bale – 101 milionë euro; Gonzalo Higuain – 90 milionë euro; Zinedine Zidane dhe Angel Di Maria – 75 milionë euro; Benjamin Mendy – 58 milionë euro; Alisson – 62.5 milionë euro. 

Image

(Kosova Sot)