Llapi shënon fitore bindëse ndaj Lirisë, Ferizaj fiton në minutat e fundit

  • 29 March 2019 - 16:02
Llapi shënon fitore bindëse ndaj Lirisë, Ferizaj fiton në minutat e fundit

Sot u zhvilluan dy ndeshje në kuadër të xhiros së 24-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Llapi shënoi fitore bindëse ndaj Lirisë, me rezultat 4:0 dhe e mori përsëri pozitën e dytë në tabelë, edhe pse me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Prishtina.

Në anën tjetër, Drita arriti ta sigurojë një ditore dramatike me rezultat 2;1, duke e shënuar golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes.

Liria 0:4 Liria

Llapi arriti ta marrë përsëri pozitën e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës pas fitores bindëse ndaj Lirisë.

Edhe pse luajti si mysafir, Llapi u tregua shumë i fortë në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, ku shënoi fitore me rezultat 4:0, përmes dy golave të Ahmed Januzit dhe golave të Remzifaik Selmanit dhe Hamdi Namanit.

Ferizaj 1:2 Drita

Drita e arriti edhe fitoren e pestë radhazi në IPKO Superligën e Kosovës. Ndeshja në stadiumin e qytetit të Ferizajt përfundoi me rezultat 2:1.

Fillimisht në epërsi kaluan vendasit përmes golit të shënuar nga Qëndrim Duataj në minutën e 26-të, mirëpo në minutën e 54-të Kyrian Nwabueze e barazoi rezultatin për Dritën. Golin e fitores e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 91-të. 

(Kosova Sot)