Zyrtare: Egzon Binaku i Shqipërisë largohet nga Malmo

  • 29 March 2019 - 18:00
Zyrtare: Egzon Binaku i Shqipërisë largohet nga Malmo

Egzon Binaku është transferuar te Norrkoping.

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, Egzon Binaku, edhe zyrtarisht ka lënë Malmon për t’u transferuar te skuadra e Norrkoping

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit suedez.

Binaku e humbi vendin e titullarit në muajt e fundit dhe vendosi të provojë një aventurë të re.

“Kohët e fundit nuk kam qenë në planet e trajnerit, ndaj zgjodha një sfidë të re”, u shpreh ai pas kalimit te Norrkoping.

“Edhe pse nuk ka shkuar ashtu siç e kisha menduar, jam i lumtur për kohën që kam kaluar te Malmo”.

“Kishte momente shumë bukura, unë dua t’i falënderoj të gjithë”, ka deklaruar mbrojtësi gjatë prezantimit në klubin e ri.

Klubi suedez nuk ka treguar asgjë sa i përket kontratës së 23-vjeçarit me Norrkoping.

Binaku ka bërë 5 paraqitje me Shqipërinë dhe shihet si e ardhmja e Kombëtares shqiptare.

(Kosova Sot)