“Ronaldo në Barcelonë? E kishte pushim”

  • 29 March 2019 - 18:16
“Ronaldo në Barcelonë? E kishte pushim”

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se duhet të kenë “kujdes” me Cristiano Ronaldon pas problemeve muskulore.

Juve do të jetë pa Ronaldon në ndeshjen e radhës në Serie A kundër Empolit të shtunën, por Allegri është i bindur se Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Federico Bernardeschi do të mbulojnë mungesën e portugezit.

“Ai e kishte pushim”, u përgjigj trajneri kur u pyet për prezencën e lojtarit në Barcelonë, që u raportuar se ka shkuar për t’u shëruar.

“Ai është mirë, por duhet të kemi kujdes sepse tani është pjesa më e rëndësishme e sezonit”.

“Më mirë të mungojë në ndonjë ndeshje e të kthehet kurdo që të është gati, pa u nxituar”.

(Kosova Sot)