Messi: Do të ishte bukur nëse Ronaldo do të ishte ende në Madrid!

  • 29 March 2019 - 19:14
Messi: Do të ishte bukur nëse Ronaldo do të ishte ende në Madrid!

Messi thotë se ka kaluar momente të bukura kur CR7 ishte ende në Spanjë dhe do të dëshironte që të ishte ende në Madrid.

Në një intervistë të gjatë për “947 FM Radio” në Argjentinë, Lionel Messi ka zbuluar gjithçka rreth jetës së tij, teksa u ndal të flasë për njeriun me të cilin ka ndarë çmimet individuale në dekadën e fundit, Cristiano Ronaldo.

Leo e ka pranuar se me Ronaldon në Madrid, ai ka vuajtur shumë duke parë Los Blancos të fitojnë shumë trofe, por do të dëshironte që ai të ishte ende në Spanjë.

“Ishte bukur kur luaja kundër Ronaldos edhe pse ishte e vështirë dhe më ka shkaktuar vuajtje”, tha Messi.

“Isha i zemëruar kur Real Madrid fitonte tituj. Do të ishte bukur nëse ai do të ishte ende këtu”, shtoi ai.

“Juventus? Kam shumë respekt për këtë klub. Janë ekip shumë i fortë, me lojtarë shumë të mirë. Me afrimin e Ronaldos edhe më shumë. Me fitoren ndaj Atletico Madrid mori shumë avantazh, shpresoj që edhe ne të jemi atje”. 

(Kosova Sot)