Suker: Kosova, “Brazili i vogël”

  • 29 March 2019 - 20:33
Suker: Kosova, “Brazili i vogël”

Legjenda e futbollit kroat dhe atij botëror, Davor Suker, aktualisht kryetar i Federatës së Futbollit të Kroacisë, ka folur për gjasat e Kombëtares së Kosovës për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Ish-futbollisti i Real Madridit e ka quajtur Kombëtaren e Kosovës, “Brazil i vogël”.

Ai ka thënë se Kosova ka lshumë lojtarë cilësor, teksa ka dalluar mbrojtësin e Dinamo Zagrebit, Amir Rrahmanin.

Suker, në intervistën për Gazetën Alo, ka thënë ndër të tjera se Kosova ka gjasa të mëdha që të kualifikohet në “Euro 2020”.

Mendimi i juaj për Kombëtaren e Kosovës?
“Mendimi im për Kombëtaren e Kosovës është se ka shumë talenta, është një Brazil i vogël, por nuk kanë mundësi ku të tregojnë kualitetet e tyre”.

Sa janë gjasat e Kombëtares së Kosovës për kualifikim në EURO 2020?
“Kosova ka gjasa të mëdha për tu kualifikuar pas barazimin ndaj Bullgarisë dhe një rezultati pozitiv në ndeshjen e radhës. Kosova në këtë grup mund të ju bëj ballë të gjithë kundërshtarëve”.

Kosova përballet me Malin e Zi në ndeshjen e radhës. A do të arrijë Kosova një rezultat pozitiv kundër Malit të Zi?
“Natyrisht se mundet sepse Mali i Zi ka humbur në kualitet në krahasim me katër vitet e kaluara. Ndërsa Kosova ka përparuar dukshëm”.

Cilin futbollist të Kombëtares së Kosovës e vlerësoni si më të mirin?
“Nuk mund të dalloj ndonjërin. Përveç kapitenit tonë (Amir Rrahmani) Kosova ka edhe shumë yje të tjerë, këtë edhe e kanë treguar por duhet akoma të kombinohen dhe të kualifikohen në evropian e shpresojmë më pas në të ardhmen edhe në botëror”.

Davor Suker ishte ndër më meritorët për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA

(Kosova Sot)