'Djali më pyet pse duan të më vrasin në Argjentinë!'

  • 30 March 2019 - 09:55
'Djali më pyet pse duan të më vrasin në Argjentinë!'

Lionel Messi u rikthye të luajë për përfaqësuesen argjentinase, ndërsa dha edhe një intervistë për median e njohur të atdheut të tij, “Tyc Sport”.

“Pleshti” u pyet mbi disa deklarata të Mauro Icardit, që ishte shprehur në një grumbullim të shtatorit se më në fund të përfaqësuese ishte rikthyer qetësia dhe atmosfera e duhur. Ai tha se “nuk e kuptoj atë që tha Icardi”.

Përvec kësaj, ai foli edhe për Cristiano Ronaldon, me të cilin ka ndarë pothuajse gjitha çmimet individuale në dekadën e fundit, “do të doja që Ronaldo të ishte ende në La Liga”.

Në intervistën për “Tyc Sport”, Leo foli edhe për situatën e tij sa herë që i bashkohet përfaqësues së Argjentinës.

Kur 31-vjeçari nuk e jep më të mirën në fushë, ai vërshohet nga kritikat e shumta dhe tashmë këtë e ka vërejtur edhe djali i madh i tij, Thiago.

“Është e vështirë, djali im gjithmonë shikon video në YouTube dhe më pyet se [pse në Argjentinë ata duan të më vrasin!”, tha Leo. “Por, dua të vazhdoj. Ende dua që të fitoj diçka me Argjentinën. Do të luaj në të gjitha ndeshjet e rëndësishme. Ne kemi arritur në finale të Kupës së Botës (më 2014) dhe kjo nuk është aq e lehtë”. 

(Kosova Sot)