Totti: “Kisha raporte speciale me Salahn”

  • 30 March 2019 - 11:24
Totti: “Kisha raporte speciale me Salahn”

Francesco Totti ka deklaruar se ka pasur “raporte speciale” me ish shokun te Roma, Mohamed Salah. “Kemi kaluar shumë mirë së bashku”.

Salah e ka veshur fanellën e Romës nga viti 2015 deri më 2017, kur u largua për 42 milionë euro për t’u transferuar te Liverpooli.

Totti e kupton vendimin e Salah dhe asnjëherë nuk e ka gjykuar, as atë dhe as ndonjë lojtarë tjetër që ka lënë Romën për një klub më të madh.

“Është vërtet e trishtuar kur një lojtar largohet nga ekipi, sepse ju i doni më shumë njerëzit dhe lidheni me ta kur i shihni çdo ditë. Kështu është rasti i Salah, Alisson dhe çdo ish-lojtari tjetër Giallorossi”, tha Totti.

“Kisha raporte speciale me Momo. Çdo herë që stërviteshim ai më thoshte; ‘Ju jeni lojtar i një niveli tjetër”.

“Kemi kaluar kohë të mira së bashku. Ai ishte person i jashtëzakonshëm. Ai dha shumë për Romën, por në jetë ti duhet të marrësh vendime dhe ato duhet respektuar”, shtoi legjenda e Romës.

Salah ka bërë 83 paraqitje për skuadrën e Serie A, dhe ka shënuar 34 gola, derisa ka dhuruar edhe 24 asistime.

(Kosova Sot)