Solskjaer insiston që Herrera të qëndrojë

  • 30 March 2019 - 13:05
Solskjaer insiston që Herrera të qëndrojë

Ole Gunnar Solskjaer shpreson që klubi dhe Herrera të gjejnë gjuhë të përbashkët pasi e do spanjollin në “Old Trafford”.

29-vjeçari është në fundin e kontratës me Manchester Unitedin, i skadon në qershor të këtij viti. Pavarësisht kësaj, ende nuk ka pasur sinjale nga “Djajtë e Kuq” se duan të rinovojnë me spanjollin

PSG-ja po insiston për ta bindur Herreran që të transferohet në Francë, por Ole Gunnar Solskjaer e do atë në United dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që sa më parë t’i ofrojnë rinovimin 29-vjeçairt.

“Ne duam lojtarët më të mirë në këtë klub. Le të shpresojmë që palët do të gjejnë një marrëveshje. Ne do të kemi një skuadër të fortë në sezonin e ardhshëm dhe Ander ka qenë shumë i mirë, që kur kam ardhur si trajner”, deklaroi Solskjaer.

Herrera është pjesë e Man Unitedit që nga viti 2014. Ai ka bërë 186 paraqitje për “Djajtë e Kuq” dhe ka shënuar 20 gola. 

(Kosova Sot)