Gjilani e Trepça ’89 ndajnë pikët, Drenica e shkatërron KEK-un

  • 30 March 2019 - 16:11
Gjilani e Trepça ’89 ndajnë pikët, Drenica e shkatërron KEK-un

Janë mbyllur dy përballjet e programuar për ditën e shtune në kuadër të javës së 24-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Në Gjilan u përballen Gjilani dhe Trepça ’89, ndërkohë në “Agron Rama” të Obiliqit KEK-u priti Drenicën.

Gjilani barazoi 1-1 me Trepçën për t’i ndarë pikët.

Golin e epërsisë për vendasit e shënoi Wilber Perez në minutën e dytë të ndeshjes. Ai realizon me kokë pas harkimit të bukur të Endrien Maganit.

Por, mysafirët barazuan gjithçka në pjesën e dytë me anë të Hasan Hyseni. Ai shënoi për 1-1 në minutën e 47, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Në sfidën tjetër, Drenica e ka shkatërruar KEK-un.

Rezultati u zhbllokua me anë të Qemail Elshanit në minutën e katërt, kurse në atë të 13’ Kreshnik Uka shënoi për 2-0.

KEK-u ngushtoi epërsinë e mysafirëve në minutën e 37’, Isa Eminhaziri shënoi për 1-2.

Me të filluar pjesa e dytë (54’), Osman Mëziu parabolon ‘gardianin’ Drin Hodaj dhe realizon për 1-3.

Tre minuta më vonë, Atdhe Grajqevci shënoi për 4-1, kurse në atë të 86′, Nicholas Andres vulosi fatin e kësaj ndeshje duke shënuar për 5-1.

(Kosova Sot)