Rashica përsëri, i huton tre futbollistë me super asistin e tij

  • 30 March 2019 - 17:18
Rashica përsëri, i huton tre futbollistë me super asistin e tij

Werder Bremeni ka kaluar në epërsi me rezultat 3:1 në ndeshjen kundër Mainzit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin  “Weser”,  në kuadër të xhiros së 27-të të Bundesligës.

Në minutën e 63-të të ndeshjes, Milot Rashica e mori topin dhe e dribloi një lojtar. AI vendosi të mos e gjuajë vetë topin, por i la pas tre mbrojtës me super pasimin e tij për Max Kruse që e shënoi golin.

(Kosova Sot)