Prishtina e pamposhtur këtë sezon, fiton edhe ndaj kampionit në fuqi

  • 30 March 2019 - 21:05
Prishtina e pamposhtur këtë sezon, fiton edhe ndaj kampionit në fuqi

Prishtina ka arritur të sigurojë fitoren e 25-të radhazi nga po aq ndeshje të zhvilluara këtë sezon.

Sonte, Bashkimi e priti Prishtinën në shtëpi dhe pësoi disfatë me rezultat 91:102, në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prishtina nuk ka pësuar disfatë në asnjë ndeshje të këtij sezoni dhe këtë formë e tregoi edhe sonte kundër kampionit në fuqi të Superligës, Bashkimit.

Në anën tjetër, Kjo është disfata e 13-të e Bashkimit këtë sezon, ndërsa klubi nga Prizreni i ka fituar 12 ndeshjet e tjera.

Sot u zhvillua edhe ndeshja mes Yllit dhe Prizrenit, të cilën Ylli e fitoi me rezultat 88:83.

Ndërsa, nesër do të zhvillohet ndeshjet mes Boreas dhe Lipjanit, si dhe mes Rahovecit dhe Trepçës. 

(Kosova Sot)