Messi e shkelmoi lojtarin e Espanyolit, por nuk u ndëshkua

  • 30 March 2019 - 21:26
Messi e shkelmoi lojtarin e Espanyolit, por nuk u ndëshkua

Lionel Messi ishte në qendër të vëmendjes me dy golat e tij në derbin e Katalonjës, kundër Espanyolit, mirëpo ai ishte me fat që kishte qe në fushën e lojës afër fundit të ndeshjes.

Barcelona arriti ta fitojë derbin e Katalonjës, kundër Espanyolit, me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 29-të të La Ligës. Me këto tre pikë, Barcelona shkon 13 pikë para klubit në pozitën e dytë në tabelën e ligës spanjolle, Atletico Madridit.

Tri pikët e kësaj ndeshjeje Barcelona i siguroi falë argjentinasit Lionel Messi, i cili në minutën e 71-të dhe të 89-të i shënoi dy golat e vetme të kësaj ndeshjeje.

Megjithatë, argjentinasi mund të mos kishte qenë fare në fushë afër fundit të ndeshjes. Kjo pasi që Messi e goditi Esteban Granero me këmbë përderisa ishte i rrëzuar në tokë, pas një përplasjeje.

Messi i kërkoi menjëherë falje Graneros dhe gjyqtari Del Cerro Grande vendosi të mos e ndëshkojë atë me ndonjë kartonë, përkundër që akordoi goditje të lirë për Espanyolin.

(Kosova Sot)