Gabimi i Donnarummas ia humb Milanit tri pikë

  • 30 March 2019 - 22:34
Gabimi i Donnarummas ia humb Milanit tri pikë

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, e bëri një gabim në fillim të ndeshjes, që në fund i kushtoi Milanit me tri pikë.

Sampdoria arriti të sigurojë fitore në shtëpi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Milanit, e cila ishte e vlefshme për xhiros e 29-të të këtij sezoni të Serisë A.

Goli që u shënua në minutën e parë të ndeshjes rezultoi të jetë vendimtar pasi asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta gjejë portën edhe një herë gjatë 90 minutave lojë.

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma duket se nuk kishte qenë plotësisht i përqendruar në fillim të ndeshjes, pasi qysh në momentet e bëri një gabim të madh. Ai ia pasoi topin Gregoire Defrelit, i cili e shënoi golin e vetëm të lojës.

(Kosova Sot)