Trajneri i parë i Kosovës tregon pse s’fituan “Dardanët” kundër Bullgarisë

  • 30 March 2019 - 23:06
Trajneri i parë i Kosovës tregon pse s’fituan “Dardanët” kundër Bullgarisë

Sonte, në emisionin “Debati me Agim Kasapollin” është i ftuar ish-trajneri i ekipit kombëtar të Kosovës, Edmond Rugova.

Pas karrierës së tij si futbollist, Edmond Rugova kishte qenë trajneri i ekipit kombëtar të Kosovës gjatë viteve 2006 dhe 2009.

Ai beson se Kosova nuk arriti të sigurojë një rezultat më të mirë se 1:1 në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2020 kundër Bullgarisë pasi që e respektoi kundërshtarin më tepër sesa që duhej.

“E respektuan kundërshtarin më tepër sesa që duhet. Vija e mbrojtjes ishte më afër portës tonë sesa që duhej të kishte qenë.  Përfaqësuesja e Bullgarisë nuk kishte mundësi për kundërsulme të rrezikshme”, ka thënë Rugova në emision “Debati me Agim Kasapollin”.

“Të gjithë e dinë pas ndeshjeve se çfarë duhej të kishte përmirësuar skuadra. Por, mendoj se u kyçëm ngadalë në lojë. Ky ishte gabimi i parë, e respektuam shumë kundërshtarin. Në pjesën e dytë të ndeshjes, lojtarët tanë e kuptuan se duhet të jenë më aktivë në fazën e sulmit”.

 “Kosova e meritoi ta fitojë këtë ndeshje, për shkak të angazhimit, guximit e lojës. Jam shumë optimist për këtë gjeneratë. Janë djelmosha fantastikë, luajnë në Evropë dhe janë të përgatitur. Bernard Challandes e ka bërë një kombimin të mirë”.

(Kosova Sot)