Ish-trajneri i Kosovës: Challandes duhet t’u japë mundësi lojtarëve që luajnë në Superligë

  • 30 March 2019 - 23:42
Ish-trajneri i Kosovës: Challandes duhet t’u japë mundësi lojtarëve që luajnë në Superligë

Sonte, në emisionin “Debati me Agim Kasapollin” është i ftuar ish-trajneri i ekipit kombëtar të Kosovës, Edmond Rugova.

Pas karrierës së tij si futbollist, Edmond Rugova kishte qenë trajneri i ekipit kombëtar të Kosovës gjatë viteve 2006 dhe 2009.

Rugova e ka lavdëruar trajnerin Bernard Challandes për punën që ka bërë me ekipin e Kosovës por ka thënë se edhe lojtarëve që luajnë në Superligën e Kosovës duhet t’u jepet mundësia për ta përfaqësuar vendin e tyre.

“Ne presim të fitojmë edhe kundër Brazilit kur luajmë. I kemi djemtë dhe e kemi publikun kështu që presim vetëm rezultate pozitive edhe në të ardhmen. Challandes e ka bërë një kombinim të mirë”, është shprehur Rugova.

“Por, duhet të kemi një mundësi… e kuptoj që ndoshta niveli i Kampionatit të Kosovës nuk është në nivelin që duhet të jetë, mirëpo duhet të ketë përfaqësim të drejtë edhe nga Liga e Kosovës”.

“Kjo nuk është negative, nuk po kritikoj. Por, duhet ta kemi parasysh një gjë të tillë”.

(Kosova Sot)