Milani merr vendim për Gattuson pas humbjen me Sampdorian

  • 31 March 2019 - 09:21
Milani merr vendim për Gattuson pas humbjen me Sampdorian

Drejtori i Milanit, Leonardo ka thënë se asnjëherë nuk e kanë menduar shkarkimin e Gennaro Gattuso, duke këmbëngulur se dy muaj janë të gjatë për përcaktimin e kampionatit dhe se e ardhja e tij nuk është prioritet.

Braziliani Leonardo foli për media pas humbjes 1:0 të Milanit ndaj Sampdorias, e cila është humbja e dytë radhazi në Serie A.

“Duhet të piqemi dhe të merremi me këtë moment të vështirë, ta tejkalojmë atë dhe ta arrijmë synimin tonë; kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, tha Leonardo për Sky Sport Italia.

Gattuso i bëri disa komente gjatë konferencës për media pas lojës, duke habitur shumë persona kur tha se do ta thoshte atë që e mendon pas dy muajve, kur të mbaron sezoni.

“Gattuso ka kontratë me Milanin, të cilën ne kurrë nuk e diskutojmë. Gjithmonë kemi qenë të qartë. E ardhmja e tij nuk është prioritet dhe u befasova kur gazetarët e pyeten për të”, këmbënguli Leonardo.

(Kosova Sot)