Garë mes Interit dhe Man Unitedit për 50-milionëshin e Barçës

  • 31 March 2019 - 10:36
Garë mes Interit dhe Man Unitedit për 50-milionëshin e Barçës

Interi është duke u përballur me konkurrencë nga Manchester United për mesfushorin Ivan Rakitic, për të cilin Barcelona i kërkon 50 milionë euro.

Sipas Mundo Deportivos, kampioni spanjoll është i gatshëm t’i ndajë rrugët me përfaqësuesin kroat këtë verë.

Megjithatë, klubi katalonas i ka vënë një çmim të lartë prej 50 milionë euro atij. Për më tepër, Interi tani përballët edhe me konkurrencë nga Unitedi për shërbimet e tij.

Zikaltrit u përpoqën ta transferonin bashkëkombësin e tij pas Kupës së Botës, Luka Modricin e Real Madridit, por u refuzuan.

Rakitic mund të jetë i arritshëm për Interin, megjithatë, pasi Barcelona ka nevojë për fonde dhe për ta ulur moshën mesatare në skuadër. 

(Kosova Sot)