“Jemi mësuar ta shohim Messin të tillë, por ai meriton lëvdata”

  • 31 March 2019 - 10:38
“Jemi mësuar ta shohim Messin të tillë, por ai meriton lëvdata”

Sergio Busquets e ka lartësuar dhe nderuar bashkëlojtarin e tij, Lionel Messin, i cili shënoi një dygolësh në triumfin e Barcelonës 2:0 kundër Espanyolit të shtunën në La Liga, duke theksuar se argjentinasi meriton shumë lëvdata.

Barcelona i falënderohet Messit i cili doli në skenë tamam kur iu desh skuadrës më së shumti, duke ia siguruar tri pikë të tjera në garë për titull kampioni.

Me nëntë ndeshje të mbetura, Barça ka një epërsi prej 10 pikëve në krye të renditjes së La Ligës, por Busquets mendon Atletico Madridi ende është në garë për titull.

Ai e ka nderuar Messin për paraqitjen e tij brilante ndaj Espanyolit.

“Ne e dimë çfarë është në gjendje të bëjë Messi, e dimë sa i rëndësishëm është ai për ne”, tha Busquets.

“Ai i gjuan të gjitha goditjet e lira. Jemi mësuar me të, por ai meriton shumë lëvdata”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)